Stefoska kërkon Ohrit dhe Strugës t’i merren ingerencat

Ministrja e Kulturës dhe kryetare e Komisionit kombëtar të UNESKO-s, Irena Stefoska kumtoi se do të iniciojë para Qeverisë që të shqyrtohet mundësia për marrjen e ingerencave të komunës së Ohrit dhe Strugës, për siç theksoi, mospasjes së vullnetit për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore të përshkruar në UNESKO.

“Si duket komunat e Ohrit dhe Strugës nuk kanë vullnet për të mbrojtur trashëgiminë natyrore dhe kulturore botërore të shënuar në UNESKO. Prandaj, unë do të filloj para Qeverisë të shqyrtoj mundësinë e heqjes së kompetencave të këtyre komunave”, kumtoi sot Stefoska, në lidhje me aktivitetet ndërtimore të objketit restorant-diskotekë “Park” në Ohër.

Në pjesën e kompetencave të Ministrisë së Kulturës, ministrja theksoi se në përgjegjësi do të ftohen Enti për mbrojtje të cultures dhe muze-Ohër si dhe Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore./TV21