Statistikat e Mason Mount në debutimin te Man United në Ligën Premier kanë shokuar të gjithë

Mason Mount nuk ia doli të lë gjurmë në debutimin e tij te Manchester United në Ligën Premier.

Mesfushori anglez startoi në fitoren 1-0 të Djajve të Kuq ndaj Wolverhapton Wanderers në Old Trafford.

Por, statistika e Mount kanë shokuar edhe tifozët e Manchester United, pasi ai nuk arriti të ndihmonte skuadrën e tij në asnjërën pjesë të statistikave që do t’i shikoni më poshtë.

Ai nuk kishte asnjë harkim, asistim, shanse të krijuar, duele të fituara, aksione të ndërprera, ndërsa humbi posedimin e topit në nëntë raste.

Erik ten Hag do të shpresojë që Mount të tregojë cilësitë ndaj Tottenhamit, kur takohen në xhiron e dytë të Ligës Premier.

Vlen të ceket se United pagoi te Chelsea afro 70 milionë euro për kartonin e tij.