Statistika ‘negative’ për Barcelonën

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në La Liga deri më tani këtë sezon – ylli argjentinas ka shënuar 23 gola për klubin katalanas.

Në përgjithësi, ka pasur 18 golashënues për Barça këtë sezon.

I dyti në listë është Antoine Griezmann me vetëm 8 gola. Kjo është një diferencë prej 15 golash ndërmjet shënuesit më të mirë dhe atij të dytë më të mirë. Kjo nuk është aspak e mirë për Barcën, pasi thekson se sa i varur është ekipi vetëm te një lojtar.

Përveç Messi dhe Griezmann, asnjë lojtar nuk ka arritur të shënojë mbi 5 gola për Blaugranët këtë edicion.

Barcelona është e lidhur me transferimin e një sulmuesi në klub, ku Sergio Aguero dhe Memphis Depay janë emrat të cilat po përmenden më së shumti.

Image