Statistika e çmendur e Messit: Më i miri në fushë në 52% të ndeshjeve që luajti prej viti 2009 e këtej

Lionel Messi vazhdon të mahnit botën e futbollit.
Ikona argjentinase, Leo Messi po hesht edhe kritikët më të mëdhenj me paraqitjet e tij brilante në kampanjën e Botërorit 2022 në Katar.

Messi, me një gol dhe një asistim në ndeshjen e mbrëmshme, të vlefshme për gjysmëfinalen e Botërorit, siguroi një tjetër çmim si ‘Lojtari i Ndeshjes’.

Sipas ‘SPORTbible’, ai çmim i fituar mbrëmë e vendos Messi në një statistikë të çmendur, përcjell lajmi.net.

Që nga viti 2009, Messi ka fituar tashmë 306 çmime ‘Lojtari i Ndeshjes’.

Kjo, ndryshe përkthehet edhe si 52% e ndeshjeve në të cilat ai është aktivizuar.