Festivali i 41-të Ndërkombëtar i Akullit dhe Dëborës në Harbin filloi në provincën Heilongjiang të Kinës verilindore, njofton “CGTN”.
Vizitorët ndoqën një shfaqje spektakolare me dron dhe fishekzjarre mahnitëse gjatë ceremonisë së hapjes.
Deri më sot, eventet e akullit dhe dëborës së qytetit kanë pasur rreth 804.000 vizitorë, një rritje vjetore prej rreth 24 për qind.