Starmer: Çdo sfidë për lidership do ta zhyste vendin në kaos

Kryeministri britanik, Keir Starmer u takua sot me deputetë dhe ministra në Parlament, pasi aleatë të ministrit të Shëndetësisë, Wes Streeting thanë se ai mund të niste nesër një sfidë për lidership, raportoi BBC.“Ne nuk mund të lejojmë që një garë për lidership ta zhysë vendin në kaos… një sfidë për lidership do ta bënte këtë 100%”, tha Starmer.
Streeting do të kishte nevojë për mbështetjen e të paktën 81 deputetëve të laburistëve për të sfiduar Starmer.Ndërkohë, aleatë të ministrit të Mbrojtjes, Al Carns, presin që ai të kandidojë nëse do të kishte një garë për lidership – ndonëse ai do të ishte një kandidat i jashtëm.
Starmer pranoi se duhet të ndryshojë pas takimit me deputetët.Sipas burimeve, Starmer zhvilloi dy takime, një me ministra të shtetit dhe një me ministra më të rinj, që zgjatën rreth 15 minuta.
Kryeministri britanik u tha atyre se gara për lidership do ta “zhyste vendin në kaos” dhe se asgjë e mirë nuk do të dilte prej saj.