Stambolli, shembull në luftën kundër COVID-19

Qyteti metropolitan turk, Stamboll, është dalluar dhe ka dhënë një shembull për botën në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Përderisa shpërthimi i pandemisë filloi në fund të vitit të kaluar në Kinë, Turqia rastin e parë të koronavirusit e konfirmoi më 11 mars.

Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë, ka pjesën më të madhe të pacientëve në vend. Ajo ka fituar vëmendjen globale me njësitë e saj të kujdesit intensiv dhe kapacitetin e shtretërve, spitalet e pajisura mirë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor me përvojë.

Dr. Kemal Memişoğlu, drejtor i shëndetësisë i Stambollit, tha se pandemia ishte një test i sistemeve të kujdesit shëndetësor të vendeve.

Duke folur për AA, Memişoğlu tha se, “Ne po kalojmë me sukses këtë test. E gjithë bota po e shikon me zili suksesin e Turqisë”.

Përderisa pandemia vërtetoi forcën e sistemit të kujdesit shëndetësor, vetëbesimi ynë u rrit, tha Memişoğlu, duke shtuar se “Turqia ka një të ardhme të ndritshme në kujdesin shëndetësor”.

Lidhur me dy spitalet e reja në Stamboll, secili me një kapacitet prej 1.000 shtretërsh, Memişoğlu tha se ato do të ndërtohen brenda 45 ditëve.

Këto spitale, tha drejtori shëndetësor, dëshmojnë se Turqia i kushton një rëndësi të madhe infrastrukturës së saj të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit të qytetarëve të saj.

Duke theksuar se disa nga spitalet do të normalizohen pas 1 qershorit, Memişoğlu tha se njerëzit duhet të vazhdojnë me distancimin social dhe izolimin. Ai paralajmëroi njerëzit të jenë të kujdesshëm pasi shpërthimi nuk ka mbaruar ende.

Duke iu referuar skuadrave filiale, të cilët kontrollojnë zinxhirin e kontaktit në sëmundjen infektive, ai tha se në Stamboll ka 1.200 ekipe.

“Edhe SHBA, që tani konsiderohet vendi më i përparuar teknologjikisht në botë, po përpiqet të mësojë se si ta bëjë atë nga ne. Ajo na bën krenarë”, tha Memişoğlu, duke theksuar se të gjitha shërbimet, përfshirë ilaçet, janë pa pagesë gjatë pandemisë.

Në kuadër të planit të normalizimit të Ankarasë mes një rënie të vdekjeve nga koronavirusi dhe rritjes së pacientëve të shëruar, disa biznese, përfshirë berberët dhe floktarët, do të hapen nga 11 maji.