Covid-19 në Shqipëri, shënohet numri më i ulët i të infektuarve në tetë javë

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, njofton se gjatë 24 orëve të fundit prej 121 testeve të realizuara, 4 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Përkatësisht, janë regjistruar dy raste në Tiranë dhe nga një në Kamëz dhe Shkodër. Ky është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive në Shqipëri që prej 8 javësh. Shqipëria që nga fillimi i epidemisë shënon gjithsej 872 raste me Covid-19 prej të cilëve 654 janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve kurse 31 kanë humbur betejën me virusin. Për momentin 187 raste me Covid-19 vazhdojnë te jenë aktivë.