Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSA) publikoi të hënën raportin mbi përparimin e kërkimit shkencor dhe aplikimit në stacionin hapësinor të Kinës, duke theksuar arritjen e 34 rezultateve që nga përfundimi i ndërtimit të stacionit më 31 dhjetor 2022.
Ndër to, 13 rezultate janë të lidhura me studimin e jetës dhe njeriut në hapësirë, 12 me studimin e fizikës së mikrogravitetit dhe nëntë me teknologjinë e re hapësinore dhe kërkimet aplikuese.
Këto rezultate përfshijnë gjiroskopin e parë në botë të ndërhyrjes së atomit të ftohtë në mikrogravitetin e hapësirës, platformën e parë të testit të kontrollit mikrobik në masë të madhe në orbitë dhe kohën më të gjatë të funksionimit të një ekosistemi ujor në orbitë.
Arritjet e përparuara bazohen në 181 projekte shkencore e aplikuese të zbatuara në stacionin hapësiror të Kinës që prej 1 dhjetorit 2024.
Në stacionin hapësinor të Kinës do të kryhen më tepër se 1 000 projekte kërkimi në 10 deri 15 vjetët e ardhshëm, duke zbatuar aktivisht popullarizimin shkencor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, sipas CMSA-së.
Stacioni hapësinor i Kinës hyri në fazën e aplikimit dhe zhvillimit në 31 dhjetor 2022 dhe që atëhere ka pasur funksionim të mbarë, duke kryer misione të shumta me ekuipazh. Këto përfshijnë katër misione fluturimi me astronautë, tre misione furnizimi mallrash dhe katër misione rikthimi të anijeve .