LDK thotë se kryesia e partisë mblidhet të hënën.
Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të mbajë mbledhje sot siç ishte paralajmëruar.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se Kryesia e LDK-së, do të mbajë takim të hënën prej orës 09:00.
Ndryshe po të hënën do të takohet kryetari i VV-së Albin Kurti me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Takimi vjen pas tri ftesave që Thaçi ia ka bërë Kurtit për takim si fitues i zgjedhjeve. VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për një koalicion të mundshëm qeverisës.