SPQ “8 Shtatori”: Nuk ka listë të pritjeve për operacione urgjente

Nuk ka listë për pritje të operacioneve urgjente, ka njoftuar sot SPQ “8 Shtatori”- Shkup.

Sipas spitalit, të gjithë pacientët që kanë nevojë nga intervenime elektive kirurgjikale janë njoftuar se për momentin SPQ “8 Shtatori” nuk është në mundësi të punojë si në kushte paraprake (Termini im).

“Lidhur me informacionet në disa media, SPQ ‘8 Shtatori’- Shkup ashpër përgënjeshtron se ekziston listë e pritjeve të intervenimeve urgjente. SPQ ‘8 Shtatori’- Shkup është spital Kovid me vendim të MSH-së dhe mbetemi të përkushtuar në mjekimin e qytetarëve tanë”, thekson drejtori i spitalit, d-r Hristijan Kostov.