Spitali i Kumanovës burim i koronavirusit, Zoti qoftë me ne!

 

Shkruan: Orhan Ibrahimi – Nënkryetar i PDSH-së

Të dashur miq, të nderuara motra dhe vëllezër!

Duke pasur parasysh shqetsimin e madh të tërë njerëzimit, e në veçanti qytetarëve shqiptarë, si pasojë e pandemisë nga COVID-19, në asnjë mënyrë nuk dua të jem pjesë e shpërndarjes së panikut dhe histerisë ndër ju. Megjithatë, për t’i përmbushur obligimet qytetare dhe njerëzore duhet t’i themi gjërat ashtu siç janë. Duke e senzibilizuar opinionin e gjërë ndoshta i detyrojmë dhe obligojmë institucionet shtetërore, shëndetësore dhe të gjithë ato që merren me menaxhimin e situatës që të jenë nivel të detyrës.

Qendra spitalore e Kumanovës është shndrruar si burim infeksioni nga koronavirusi. Aty janë të infektuar disa dhjetra(44) deri sot, prej personelit mjekësor, në të gjitha repartet spitalore. Dhe me të drejtë qytetarët shprehin indinjatë dhe revoltë, janë të shqetsuar dhe frigësuar.

Heronjtë, reparti në vijën e parë të frontit (stafi mjekësor) është lënë në mëshirën e fatit, pa mbrojtje adekuate dhe pa paisje të mjaftueshme. Ndërsa sesi është gjendja e mjerueshme në qendrën spitalore e nga vjen ky diskriminim dhe sesa janë përkujdesur qeveritë(BDI) ndër vite për të, këtë e kemi bërë publike si organizim (PDSH) pandërprerë.

Shtrohet pyetja:

E si mund t’i marrin qytetarët shërbimet mjeksore, në këtë qendër spitalore, kur kemi nje pandemi të rrezikshme e të panjohur?
Andaj, të dashur qytetarë nuk kemi përzgjedhje tjetër, armën e vetme e kemi diciplinën, solidaritetin dhe humanizmin. Udhëzimet e PDSH-së dhe Kryetarit z.Menduh Thaçi, paralajmrimet OBSH-së t’i rrespektojmë dhe kuptojmë si masa preventive për ta përballuar këtë pandemi.

Ky virusi që po e dëmton fizikisht njeriun, mos të lejojmë që të na nënshtrojë dhe gjunjëzojë shpirtin tonë!

Zoti qoftë me Ne!