S’përmbahet trajneri i Kanadasë, optimist pas Belgjikës: Do të shkojmë dhe ta ‘Ç’ Kroacinë

Trajneri i Kanadasë, Herdman ka dhënë një koment që jo shpeshherë mund ta dëgjoni – por sipas tij, gjithnjë në suaza të rivalitetit.
Kanadaja humbi ndeshjen hapëse ndaj Belgjikës, por kjo humbje u konsiderua si ‘e pafat’, pasur parasysh mundësitë që pati Kanadaja.

Pas ndeshjes, trajneri John Herdman ka dhënë disa komente brutale. Ai ka dhënë se skuadra e tij do ta dominojë Kroacinë, por dominimin zgjodhi ta thoshte figurativisht.

“Ju kam thënë lojtarëve se e kanë vendin këtu dhe se ne do të shkojmë dhe ta ‘Ç’ Kroacinë pas kësaj. Është kaq e thjeshtë”, ka thënë Herdman, përcjell lajmi.net.

“Ne kishim mundësi që sonte të ishim krerët e grupit, ky ishte misioni, por ne e humbëm. Por jam krenar me paraqitjen, ata treguan se mund të jetojnë në këtë nivel. Mendoj se tifozët janë të lumtur dhe kjo është e rëndësishme për ne”, shtoi ai tutje.

Kanadaja ka akoma gjasa të shkojë tutje, pasur parasysh se Kroacia dhe Maroku luajtën baras pa gola.