Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski sot pati takim me ambasadorin francez në vend, Kristijan Timonie, në të cilin u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut, ka arritur shumë në planin vendor dhe në atë ndërkombëtar dhe se lëviz në drejtim të duhur lidhur me integrimet.
Në takim, siç kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, është shfaqur shpresë se Qeveria kalimtare do të fokusohet në sigurimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, si dhe pritje se do të vazhdojnë proceset reformuese me rritëm aktiv dhe kontribut të zhvillimit pozitiv të proceseve.
“Qeveria do të punojë në mënyrë dinamike. Jemi të përkushtuar të vazhdojë avancimi në të gjitha segmentet e mundshme. Përcaktimi ynë janë institucionet funksionale, në mënyrë aktive të përfshira në proceset reformuese, në dobi të të gjithë qytetarëve dhe të proceseve integruese të shtetit. Treguam se e dakorduara po respektohet, Qeveria kalimtare u formua në pajtim me marrëveshjen politike, si dhe kushtet ligjore dhe kushtetuese, pa kurrfarë probleme dhe kjo është dëshmi se sistemi ynë politik dhe institucional do të funksionojë mirë. Do të vazhdojmë me politikat e dialogut që kontribuojnë ndaj klimës së mirë në shtet. Interesat e përgjithshme dhe shtetërore duhet të jenë në plan të parë tek të gjithë subjektet politike. Viti 2020 është vit i rëndësishëm për qytetarët e shtetit tonë, për shkak të realizimit të anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO, por të rëndësishëm për ne janë edhe integrimet evropiane”, porositi kryeministri Spasovski.
Ai shprehu pritje se në vitin 2020 do të bëhet më e mira në miqësi mes dy shteteve dhe se kjo do të funksionojë në nivel të lartë.
Në takim së bashku si e rëndësishme u theksua funksionimi i drejtësisë, drejtësia të vlejë në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe të mos ketë vjetërsim të rasteve.
Kryeministri Spasovski në takim me ambasadorin Timonie ka biseduan edhe për mundësitë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës.