Kreu i Kishës ortodokse maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, z.z Stefan me rastin e festave të Krishtlindjes dhe festës së tij të emrit – z.z. Stefan sot ka organizuar drekë tradicionale për Krishtlindje për kreun shtetëror.
Në tryezën e Krishtlindjes morën pjesë presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Oliver Spasovski dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Dreka për Krishtlindje tradicionalisht mbahet në rezidencën e kryepeshkopit z.z. Stefan, ndërsa morën pjesë edhe një pjesë e anëtarëve të Sinodit të shenjtë të KOM-it.