Spasovski: Sipas informacioneve tona Mijallkov ende është në Maqedoni

Ministri Oliver Spasovski tha se sipas të gjitha analizave, vlerësojmë se ende është në shtet dhe nuk e ka braktisur vendin.

“Hetimet janë duke rrjedhur, nëse do ta dinim, do të ishte në paraburgim. Në bazë të analizave dhe në bazë të informacioneve, bindja jonë është se është në shtet dhe po punojmë në arrestimin e tij”, deklaroi Spasovski, raporton SHENJA.