Në dy vjetët e gjysmë të kaluara, duke u nisur nga premisa e ndryshimit të domosdoshëm ose reformim të Ministrisë së Punëve të Brendshme duhet të bazohet në vlerësime reale, potenciale dhe mundësi, arritëm që të vendosim vazhdimësi sistematike të veprimit, që sa e kënaqte dinamikën e kërkuar të aktiviteteve, në masë të njëjtë ishte përqendruar në problemet e domosdoshme fondamentale eliminimi i të cilave ishte primar për funksionimin e mëtutjeshëm të policisë, gjegjësisht të segmentit të sigurisë si një nga shtyllat ndaj të cilave pushon ekzistimi normal i shoqërisë në tërësi.
Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në brifingun e sotëm me gazetarët, në të cilin foli për rezultatet e arritura gjatë mandatit të tij.
Në nivel strategjik, reforma në sistemin e sigurisë nuk ishte çështje e zgjedhjes, por, theksoi ai, çështje e mbijetesës, vullnetit të shfaqur fuqishëm të të gjithë faktorëve shoqërorë, të opinionit, të qytetarëve, përfundimisht të vendosen norma dhe koncepte, që do të jenë edhe garanci për mbrojtje të të drejtave dhe lirive njerëzore, por njëkohësisht mbrojtje e fuqishme kundër tendencave të llojllojshme dhe kundër vendosjes së saj në funksion të keqpërdorimit të punës së paligjshme.
“Ne atë hap e bëmë pas kurrfarë ndrojtjeje, të vendosur fuqishëm që t’i etablojmë parimet e sundimit të së drejtës në sferën e sigurisë si një nga faktorët thelbësorë për prosperitet të shtetit”, tha Spasovski.
Sa i përket reformës në shërbimet e zbulimit, ai i përmendi Agjencinë e re për Siguri Kombëtare, si pjesë e pavarur, e rregulluar me ligj nga sistemi i sigurisë dhe vendosjen e sistemit të ri për ndjekjen e komunikimeve përmes konstruktimit të agjencisë së re Agjencia Operative Teknike, të cilat dalin si domosdoshmëri e një prej kapitujve kyç të negociimit me BE-në – Kapitulli 24.
Ai foli edhe për përmirësimin e kushteve teknike materiale për punë në polici.
Në një periudhë relativisht të shkurtër, nënvizoi ministri Spasovki, janë investuar mjete nga buxheti i Ministrisë në vlerë prej mbi 100 milionë denarë në sigurimin e material të nëpunësve të uniformuar të policisë nga të gjitha njësitet organizuese, me pajisje të re e cila pas disa viteve ishte rinovuar plotësisht.
“Me përfundimin e procedurave për furnizim të edhe 24.000 palë çizmeve, këpucëve verore dhe gjysmë të larta, pastaj të çizmeve, si dhe uniforma terreni dhe pajisje të veçantë për Njësitin për shpërndarje të shpejtë dhe Njësitet e veçanta për mbështetje, që këto ditë do të finishohen, praktikisht tërësisht e rrumbullojmë atë projekt tonin, duke bërë qartë me dije se secilit nëpunës të policisë duhet t’i sigurohen parakushte elementare për punë normale. Dhe se integriteti, pajisja, statusi i nëpunësit policor janë imperativ pa të cilin është e pamundur zbatimi i çfarëdo lloj reforme sistematike në atë domen”, tha Spasovski.
Duke filluar nga 1 janari i vitit 2019, theksoi ai, Buxheti i MBP-së ka edhe mjete shtesë në të holla për pagesën e rritjes së pagës në vlerë prej 80.000.000 denarë në nivel vjetor për 4.821 të punësuar të uniformuar. Gjatë kësaj, siç tha, është mundësuar ndarje e pozicioneve të punës polic më i ri, polic dhe polic i lartë nga të punësuarit e tjerë, që është e rëndësishme për Ministrinë, duke pasur parasysh se rritje të tillë për komponentin bazik polic realizohet për herë të parë nga viti 1991 e këtej.
Për dy vjet e gjysmë janë sanuar, gjegjësisht pjesërisht ose tërësisht janë rekonstruktuar 43 objekte të Ministrisë në të gjitha sektorët e punëve të brendshme, për çka janë ndarë gati 140 milionë denarë.
“Kurorë e këtyre aktiviteteve nga pjesa e infrastrukturës policore-infrastrukturore janë ndërtimi i Qendrës për sanim të katastrofave dhe sigurimin e vazhdimësisë në punën në Prilep ku krahas mjeteve të siguruara nga BE-ja, Ministria jonë mori pjesë me mjete të saja në vlerë prej mbi 14 milionë denarë, si dhe fillimin e ndërtimit të laboratorëve të rinj bashkëkohorë të forenzikës. Gjithashtu, për momentin tashmë po vijojnë punët ndërtimore për rekonstruktim të RP Haraçinë, në hapësirat e Njësitit intervenues dhe të Njësitit të helikopterëve”, informoi ministri Spasovski.
Spasovski e përmendi edhe raportin e prezantuar para pak kohësh të Misionit të OSBE-së në vendin tonë të titulluar “Hulumtim të punës policore demokratike të policisë”, në të cilin rezultatet, siç tha, tregojnë qartë se në opinion, në mesin e qytetarëve, por edhe në radhët e policisë, aktivitetet policore gjejnë pranim policor. “Numrat janë të qarta se besimi i qytetarëve në polici ritet”, theksoi Spasovski.
“Me të drejtë besojmë se në periudhën e ardhshme, në vazhdimësi me motivim të fuqishëm t’i ndërtojmë kapacitetet gjithëpërfshirëse të këtij institucioni tonë, mund të pretendojmë për rezultatet më të mira në punën e të gjitha njësiteve organizuara të MPB-së”, tha ministri Oliver Spasovski.
Përndryshe, sot ishte promovuar edhe numri i dytë i revistës ndërkombëtare shkencore “Siguri”, ndërsa ishte nënshkruar edhe Protokoll për bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).