Tre vdekje brenda një dite gjatë fundjavës në Shkup, policia jep detaje

Policia e Maqedonisë përmes raportit të saj ka njoftuar për tre raste të vdekjeve në Shkup gjatë fundjavës.

B.O. (69) është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Qendër.

Po atë ditë, S.E. (63) nga Republika e Turqisë me leje qëndrimi në vend është gjetur në një dhomë hoteli në zonën e Bit Pazarit.

Ndërsa në fshatin Kuçkovë, nën një veturë “Opel” me targa të Shkupit, është gjetur i vdekur C.R. (67) nga fshati Vollkovë.

Mjekët e urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e tre personave pa gjurmë dhune, ndërsa trupat e të ndjerëve janë dërguar për autopsi.