Daut Dauti: Shuhet zëri kritik ndaj të gjitha pushteteve…

“Një lajmi kobshëm tronditi të gjithë ata që e kanë njohur, e kanë pasur mik, koleg apo thjeshtë kanë qenë lexues të kolumnave dhe ithtarë të qëndrimeve të tij.
U shua Arsim Zekolli(1966-2026), një personalitet i veçantë i mjedisit tonë, diplomat por mbi të gjitha, një opinionist kritik dhe i pakursyeshëm ndaj të gjitha pushteteve. Shquhej për qasje origjinale ndaj fenomeneve shoqërore, gjithnjë me një pakënaqësi dhe mllef, mosbesues dhe me sy përtej asaj që i servirej publikut si e vërtetë. Mund të mos pajtoheshit me mendimet e tij përherë, por nuk mund të mos e çmonit mbrojtjen me ngulm të argumenteve të tij. Për këtë qasje, Arsimi ishte ndër opinionistët më të respektuar si në mediat tona, ashtu edhe në ato botërore.
Me ikjen e Arsimit, mbetet një dhembje e thellë,, një zë i shuar, një mungesë pakompensueshme…”

*Status fejsbuku i gazetarit e publicistit Daut Dauti