Spasovski: Qytetarët të mos shqetësohen, kemi mallra për 7-8 muaj

Kryeministri teknik Oliver Spasovski, në konferencën për shtyp theksoi se nuk ka vend për shqetësim nga ana e qytetarëve për ushqim dhe barna , sepse ka mjaftueshëm.

“Mallra rezervë ka mjaftueshëm për, jemi të siguar për 7-8 muaj. Nuk kemi nevojë për aktivizim të mallrave shtesë, sepse transporti i mallrave është normale, dhe ne mundemi me gjithë shtetet e rajonit të bisedojmë për importim të gjithë mallrave. Në këtë çështje nuk duhet të shqetësohen qytetarët. Çdo prodhim që është i nevojshëm për ne, mund të sigurohet pa pengesë, qoftë për ushqim apo barna”, deklaroi Spasovski.