Spasovski: Pashkët të festohen pa tubime, të mos luajmë me shëndetin

Në prag të festave të Pashkëve, të tregojmë përgjegjësi, të qëndrojmë në shtëpi, të mos tubohemi, të grupohemi dhe t’i respektojmë rreptësishtë masat mbrojtëse, veçanërisht distancën fizike prej dy metrash, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, apeluan dje kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kryeministri Spasovski apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të jenë të përgjegjshëm dhe t’i respektojnë rekomandimet që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Gjatë Pashkëve apelon të gjithë të tregojnë përgjegjësi, qetësi, t’i sigurojnë ushqimet e nevojshme dhe nevojat për periudhën kur tërësisht do të kufizohet lëvizja nga dita e premte në orën 16 deri të martën në orën 05 të mëngjesit.