Spasovski paralajmëron zgjidhje për personat që nuk kanë nënshtetësi

Nga viti i ardhshëm qytetarët e vendit do t’i marrin pasaportat me emrin e ri të shtetit. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai ka thënë se është me rëndësi që dokumentet dhe formularët ekzistues të udhëtimit përdoren dhe shteti ka gjetur mënyrë për këtë deri në momentin derisa bëhen të rinjtë të mos ketë ndonjë problem.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Komiteti drejtues në MPB në vazhdimësi punon në zbatimin e projektit dhe pres që shumë shpejtë tashmë do të ketë datë përfundimtare prej të cilës do të fillojnë pasaportat e reja”

Ministri Spasovski u pyet në lidhje me çështjen e nënshtetësisë, ku dihet se shumë qytetarët edhe pse kanë lindur dhe jetuar me vite në këtë shtet nuk kanë nënshtetësi.
Numri një i policisë ka thënë se ata janë duke bërë analiza se sa njerëz ballafaqohen me këtë problem cilat janë kushtet dhe çfarë duhet të ndryshohet në ligj që këta qytetarë më lehtë mund të sigurojnë nënshtetësinë.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Shpresoj se shërbimet që profesionalisht punojnë në këtë çështje, me vendim, e ndoshta ky vendim do të duhet të sillet nga Kuvendi, që përmes një zgjidhjeje ligjore të vijmë edhe deri tek zgjidhja e problemit”

Një numër i madh i qytetarëve tani më disa vite me radhë ankohen se nuk po mund të marrin shtetësinë ndërsa kjo u mohon atyre shfrytëzimin e shumë të drejtave në vend.