Spasovski optimist: Ligji për Prokurorinë Publike do të kaloj në Kuvend

“Disa herë kam theksuar rendisin epur këtë shtet që të miratoj Ligji për Prokurorinë Publike edhe pse nuk është kusht për euro-integrimin. Mendoj se mirë po zhvillohet debati rreth Ligjit për PP-në. Unë shpresoj se ai ligj duhet të kaloj dhe do të kaloj në Kuvend”, tha Spasovski, ndërkohë i pyetur rreth mundësisë që VMRO-ja të braktisë Kuvendi, tha se nuk ka njohuri për një gjë të tillë dhe se një vendim i tillë i takon vetë partisë në fjalë.

“Unë nuk di për ndonjë vendim të VMRO-DPMNE-së, por megjithatë ai është një vendim i tyre”, tha Spasovski.

Spasovski u pyet edhe për iniciativën për shkarkimin e ministres për Punë dhe Politikë Sociale Rashella Mizrahi, me ç’rastë tha se është i gatshme për bisedime, por jo kur bëhet fjalë për persona që shkelin ligjet dhe kushtetutën e vendit.

“Ne mund të bisedojmë për të tejkaluar situatën, por asnjëherë nuk do të negociojmë kur bëhet fjalë për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës. Unë pres që opozita të jep kandidat tjetër që do të respektoj kushtetutën”, tha Spasovski.