Spasovski në Dibër: Kaluam periudhë të vështirë, por nuk ka përfunduar dhe nuk duhet të relaksohemi

“Sot mund të dërgojmë mesazh të fuqishëm për inkurajim, jo vetëm për qytetarët e Dibërs, por për të gjithë shtetit, se dijmë, mundemi dhe duhet të ballafaqohemi me këto situata të rënda”.

Këtë e tha sot kryeministri teknik Oliver Spasovski, gjatë vizitës së tij në Dibër. Ai shtoi se qytetarët e Dibrës dhe Qendrës Zhupë, janë për çdo lëvdatë dhe mirënjohje.

“Qytetarët janë për çdo mirënjohje, për shkak të disiplinës dhe vendosmërisë në luftën ndaj coronavirusit dhe kjo tregon se përmes vendosmërisë, disiplinës dhe kujdesit, mund ta ndihmojmë njëri tjetrin dhe familjet tona”.

“Kemi kaluar periudhë të rëndë, megjithatë akoma nuk ka përfunduar. Periudha që kaloi ndoshta ishte më e rënda për Dibrën dhe Qendrën Zhupë, megjithatë nuk do të thotë se tani duhet të relaksohemi, por të vazhdojmë me respektimin e masave dhe rekomandimeve”, tha mes tjerash Spasovski.

Ai sërish ju bëri thirrje qytetarëve të vendit që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e qeverisë.