Spasovski: Nata e Vitit të Ri kaloi e sigurt, pa incidente

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski vlerësoi se nata e Vitit të Ri ka kaluar pa asnjë rrezik të sigurisë dhe në mënyrë dinjitoze është festuar nga ana e qytetarëve. Ai vlerësoi se pjesëtarët e MPB-së, sikur edhe deri tani, në mënyrë profesionale i kanë kryer punët që të ketë natë të vitit të ri të suksesshme dhe të sigurt.

Edhe pse kishte festim të madh në sheshin e qytetit të Shkupit, nuk ka pasur probleme të mëdha. As buletinet në qytetet më të vogla nuk shënojnë incidente më të mëdha.

“Në buletinin e SPB-së Shkup mbrëmë janë regjistruar vetëm dy ngjarje dhe atë para fillimit të festimit. Edhe pse kishte festim të madh pa kurrfarë incidenti kaloi. Kemi disa ngjarje në pjesën e aksidenteve, të cilat për fat të mirë janë pa viktima me dëme jo të mëdha ose të lënduar. Ngjarje tjera edhe në sektoret tjera të cilat ishin problem më i madh i sigurisë ose rreziqe nuk janë vërejturt. Siguria është në një nivel të lartë”, tha Spasovski.