Një raport vjetor i pazakonshëm për një udhëheqës të një institucioni publik. Kështu do të ishte konsideruar video raporti i drejtorit të Klinikës Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion dhe Kujdes Intensiv dhe Qendra Emergjente në Shkup, Ilir Hasani.
Ai i është paraqitur para qytetarëve me një video material për punën e tij një vjeçare, ku ka rradhitur sukseset e institucionit të tij. Kjo formë e komunikimit të drejtorit Ilir Hasani paraqet një risi për funksionimin e institucioneve shëndetësore publike në vend.