Spasovski: Korrupsioni po e ha shoqërinë e Maqedonisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në konferencë për shtyp tha se duhet të përforcohet lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet e shoqërisë, përcjell TV21. Spasovski deklaroi se është i kënaqur me luftën ndaj këtij fenomeni në MPB.

“Lidhur me luftën kundër korrupsionit, qëndrimi im është se duhet të përforcohet lufta kundër korrupsionit dhe atë në çdo nivel, nga lartë poshtë. Korrupsioni është praktikisht ajo që po e ha shoqërinë e Maqedonisë”, tha Spasovski.

“Numrat statistikisht tregojnë se për shembull vitin e kaluar kemi efikasitet në zbulimin e korrupsionit pothuaj për 50 për qind në krahasim me vitin paraprak, megjithatë ky duhet të jetë sistem, i cili do të jetë në mundësi të përgjigjet në çdo sfidë dhe me këtë rast të punohet shumë edhe në përforcimin e ndërgjegjes publike, pasi edhe ajo është shumë me rëndësi që të rritet edhe besimi në institucionet që të mund njerëzit të paraqesin, gjithsesi më me rëndësi për ato raste, të cilat kanë të bëjnë me korrupsion të lartë”, tha Spasovski.