Shikoni tunelin që propozon Belind Këlliçi nën sheshin Skëndërbej (VIDEO)

Belind Këlliçi publikoi sot pamjet se si do të zgjidhjet trafiku i rënduar në qendrën e Tiranës me projektin e tij të tunelit nëntokësor që përshkon sheshin “Skënderbej”.

Tuneli i propozuar i Këlliçit lidh drejtpërdrejt bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me zonën e Muzeut, pra në drejtim të zonës së trenit. (Shikoni videon)

Gjatë prezantimit sot të projektit në sheshin Skënderbej, Këlliçi shpjegoi: “Do të ndërtojmë një tunel rreth 200 m me 4 korsi, 2 në vajtje 2 në kthim që do të lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”me bulevardin “Zogu i Parë” për të shfryrë rreth 60% të trafikut në këtë zonë. Unaza e Vogël bllokohet fillimisht këtu, ky është makthi që ne kalojmë çdo ditë që kërkon vetëm 4 deri në 4.5 milionë euro për t’u zgjidhur.”