Spasovski: Hapja e kufijve nuk është vendim politik bazohet në mendimin e Komisionit për sëmundje infektuese

Hapja e kufijve nuk është kurrfarë vendimi politik i sjellë në korrelacion me zgjedhjet por bazohet vetëm në analizat epidemiologjike dhe mendimin e Komisionit për Sëmundje Infektuese, deklaroi sot kryeministri Oliver Spasovski.
Në konferencën për shtyp të Qeverisë, Spasovski porositi se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin ndërsa kjo do të thotë të respektohen rekomandimet për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale, mbajtjen e distancës dhe dezinfektimin e shpeshtë. “Hapjen e kufijve jemi duke e paralajmëruar për një kohë më të gjatë varësisht
analizave që i bën Komisioni për sëmundje infektuese, ndërsa ato para së gjithash, bazohen në atë se çfarë pasqyre epidemiologjike kemi tek ne, në rajon
dhe më gjer. Bashkimi Evropian i hapi kufijtë për shtet anëtare të BE-së ndërsa nga 1 korriku paralajmërohet edhe ndaj vendeve të treta ku do të jenë edhe
shtetet e mbarë rajonit tonë kështu që duhet të mësohemi se duhet të jetojmë me virusin”, tha Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Sipas tij, masat restriktive të mëdha e kanë dhënë maksimumin e vet ndërsa ajo që mbetet tani është përmes përgjegjësisë personale të kontribuohet sa më
shumë që është e mundur që virusi të jetë nën kontroll. Lidhur me atë se si do të organizohen mini mitingjet dhe sa janë ato të sigurta për qytetarët, Spasovski tha se masat që janë sjellë nuk janë vetëm përgjegjësi kolektive por edhe përgjegjësi personale./MIA