Spasovski: Gjuha jonë maqedonase është obligim i shenjtë për të gjithë ne”

 Kryeministri Oliver Spasovski sot përmes  video-porosisë dërgoi urim me rastin e 5 Majit-Ditës së gjuhës maqedonase.

“Urime  5 Majin – Ditën e gjuhës maqedonase. Sot e shënojmë këtë ditë të rëndësishme në realitetin bashkëkohor, por të pamohueshme – e flasim gjuhën maqedonase, me alfabetin tonë, si një letër zyrtare. Gjuha maqedonase i kaloi  të gjitha fazat e krijimit,  të depërtimit, të njohjes, dhe kodifikimit”, thotë kryeministri  në fjalim.

Tani, shton ai, neve na mbetet ta ruajmë dhe përparojmë,  ai obligim i yni  ka vlerë ende më të madhe nëse  merret parasysh  roli i figurave të mëdha, Misirkov dhe Koneski.

Kjo ditë, thotë në urim, na obligon edhe njëherë të dërgojmë porosi të qartë, se kjo Qeveri, sinqerisht dhe fuqishëm  është e përkushtuar të kujdeset dhe ta përparojë gjuhën maqedonase,  monumentin e përjetshëm  të ekzistimit tonë si popull.

Spasovski shton se gjuha është materie e gjallë, dhe siç thotë, do të tregojmë se kujdesemi për të, përmes mënyrës  se si e flasim, shkruajmë, si e lexojmë  gjuhën letrare maqedonase.

“Ashtu  japim shembull  se me ç’farë gjuhe duam të rriten gjeneratat e reja. Ta ruajmë dhe përparojmë, dhe në mënyrë dinjitoze  t’ua dorëzojmë  të gjitha gjeneratave pas nesh”, citon Spasovski.