Spasovski: Është shumë me rëndësi të marrim vendim për negociata me BE-në para zgjedhjeve

Republika e Maqedonisë së Veriut ka kapacitet të organizojë zgjedhje demokratike, korrekte dhe të lira ku qytetarët do të mund të vendosin nëpër cilën rrugë duhet të shkojë vendi, thotë kryeministri Oliver Spasovski në intervistën për EUObserver, duke paralajmëruar se, megjithatë, pret që fushata zgjedhore të jetë njëra ndër më të “ndyra” deri më tani.

“Jam i sigurt se kjo fushatë zgjedhore do të jetë ndër më të ndyrat në historinë e vendit. Jam i sigurt se lajmet e rreme dhe propaganda mediatike do të jenë të përditshme gjatë zgjedhjeve”, thekson Spasovski.

Megjithatë, thekson, vendi ka forca të përballet me këtë kërcënime dhe të organizojë zgjedhje të lira, korrekte dhe legjitime.

I pyetur nëse pret përzierje ruse në fushatë dhe në rezultatin e zgjedhjeve, Spasovski thotë se të gjitha vendet në Evropë dhe në rajon janë përballë me kërcënime hibride në procesin e inkuadrimit të tyre në NATO dhe në BE.

“Por, institucionet shtetërore janë mjaft të fuqishme dhe të gatshme të sigurojnë që[ zgjedhjet të mbahen në rrethana normale”, thekson Spasovski.

Ai i bëri thirrje BE-së të marrë vendim për fillimin e negociatave për aderimin e vendit para zgjedhjeve të prillit.

“Kemi bërë gjithçka që është kërkuar prej nesh dhe është shumë me rëndësi të marrim porosi përkatëse nga BE-ja, veçanërisht në mars. Tajmingu është me rëndësi të madhe për ne me qëllim që të ndalohet pasiguria rreth perspektivë evropiane të Maqedonisë së Veriut që mund të paraqitet në vend, por edhe për rajonin” vlerëson Spasovski.

Ngrirja e zgjerimit të BE-së dhe mosmarrja e vendimit për fillimin e negociatave në tetor të vitit të kaluar ka kontribuar për kthimin e retorikës nacionaliste në Maqedoninë e Veriut. Vendimi i tetorit, sipas tij, ishte gabim, strategjik dhe kontribuoi për zhgënjim të madh midis njerëzve të zakonshëm.

Zgjedhjet e ardhshme, thotë, do të jenë përballje midis forcave proevropiane dhe nacionaliste në vend.

“Kemi dy koncepte të kundërta – i pari ofron integrim në BE dhe në NATO prosperitet, liri, transparencë, demokraci,…kundrejt konceptit i cili është kundër gjithë kësaj që i numërova, dhe mbështetet nga opozita tashme”, thotë Spasovski.

VMRO-DPMNE-ja opozitare, sipas tij, nuk ka bërë asgjë për ndryshim që nga koha e “gruevizmit” dhe në këtë koncept ende thellë është rrënjosur në aktivitetet partiake.

“Mosmarrja e vendimeve të duhura në kohë të duhur vetëm e stimulon “gruevizmin” dhe koncepti i tillë i të menduarit midis njerëzve sepse ta e humbasin besimin në perspektivën evropiane, paralajmëron Spasovski në intervistën për EUObserver, lidhur me pritjet që BE-ja së shpejti të marrë vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.