Spasovski dhe Zaev vizitojnë Haraçinën (VIDEO)

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë ditës do të vizitojnë Komunën e Haraçinës e cila udhëhiqet nga Melikije Halimi e LSDM-së.

Nuk ka asnjë paralajmërim se pse Spasovski dhe Zaev janë në Haraçinë por, sipas informacioneve do të përurohet fillimi i punimeve në shtrimin e rrjetit të kanalizimit.

Sipas paralajmërimeve, në Haraçinë do të jetë edhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski./TV21