Spanja nuk i pushon yjet, formacioni i mundshëm ndaj Kosovës

Pas barazimit ndaj Greqisë dhe fitores kundër Gjeorgjisë, Spanja synon rezultat pozitiv edhe ndaj “Dardanëve”, shkruan lajmi.net.

Trajneri Luis Enrique e ka përgatitur formacionin ndaj Kosovës, derisa në formacionin startues pritet të jenë top yjet.

Formacioni i mundshëm i Spanjës (4-3-3): Simon; Alba, Ramos, Garcia, Porro; Rodri, Pedri, Koke; Torres, Olmo, Morata.

Ky formacion do na sillte vërtetë telashe në rast që Challandes vazhdon t’i besojë sistemit (4-2-3-1), duke marrë parasysh shpejtësinë e sulmuesve spanjoll.