Spanja do të deponojë protokollin për Shkupin në Uashington

Autoritetet shtetërore kanë mirëpritur ratifikimin në Spanjë të protokollit të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO. Një ditë më parë, parlamenti spanjoll ratifikoi protokollin në kushte të jashtëzakonshme, me votim pa prezencë fizike në seancë.

Në këto dy vite kaluam vërtetë nëpër fushë të minuar. Disa nga vendimet ishin të vështira por i sollëm me besim të thellë se janë të drejta dhe se janë në interes të kësaj dhe gjeneratës së ardhshme të qytetarëve. Asnjë ide politike në shtetin tonë të pavarur nuk ka mbijetuar aq gjatë si ideja për anëtarësimin tonë në NATO -deklaroi Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Formalisht nesër ambasadori spanjoll në Uashington do ta dorëzojë instrumentin origjinal të ratifikimit. Pas asaj Departamenti i Shtetit do t’i njoftojë të gjithë partnerët dhe selinë e NATO-s, do të marrin letër nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg se është koha që ne ta deponojmë instrumentin tonë për ratifikim dhe kur ai të dorëzohet, formalisht, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 Aleancës” – tha Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.

Pas përfundimit të procedurës për anëtarësim të plotë në Aleancën Veri-Atlantike, vendi pret dritë jeshile edhe për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Për më pak se një javë mblidhet Këshillit për Punë të Përgjithshme dhe në tavolinë do të vendoset propozimi i Komisionit Evropian për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe besoj edhe me Shqipërinë. Të gjitha mesazhet dhe sinjalet flasin se vendet anëtare nuk kanë asnjë vërejtje për këtë vendim që na bën sinqerisht të shpresojmë për vendim të shpejtë dhe pozitiv për fillim të negociatave – u shpreh Bujar Osmani, zëvendëskryeministër.

Radhitja e vendit përkrah vendeve të NATO-s dhe BE-së, sipas autoriteteve, do ta përforcojë pozitën e saj në luftën kundër virusit korona./Alsat