Spalletti i vendos çmimin Osimhen

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti i ka vendosur çmimin Victor Osimhen.
Sezonin e kaluar Osimhen pati paraqitje fenomenale.

Kjo bëri që këtë merkato ai të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në treg.

Spalletti, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e shitjes së Victor Osimhen mes raporteve që Manchester United dëshiron ta nënshkruajë atë dhe i ka vendosur çmimin.

“Nëse një klub vjen dhe ju ofron 100 milionë euro për të, mendoj se është e vështirë të mos merret parasysh oferta”, tha ai për ‘DAZN’.

Mbetet të shihet nëse ndonjë klub do paguajë aq për Osimhen, pak ditë para mbylljes se afatit kalimtar të verë.