Agjenti i Ronaldos kontakton sërish me Chelsean

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes vazhdon të kërkojë ekip për yllin portugez.
Sipas raportimeve të ‘The Independent’, Mendes ka kontaktuar sërish me Chelsean përpara afatit të transferimit të verës, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi i Manchester United iu ofrua Bluve më herët në këtë afat kalimtar, por Thomas Tuchel nuk ishte i interesuar për një marrëveshje.

Mendes po heton nëse qëndrimi i Chelseat mund të ketë ndryshuar, ndërsa ai vazhdon të përpiqet të sigurojë një lëvizje në një klub i cili luan në Ligën e Kampionëve për Ronaldon.

Mbetet të shihet se çfarë do ndodhë me yllin portugez, pak ditë para mbylljes së merkatos.