Southgate, këmbëngul se është i duhuri për të udhëhequr Anglinë në Kupën e Botës

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate mendon së është i duhuri për të udhëhequr kombëtaren në Kupën e Botës.
Anglia nuk e ka filluar aspak mirë edicionin e ri në Ligën e Kombeve.

Në një grup me Italinë, Gjermanin dhe Hungarinë janë klubi i vetëm që nuk kanë marrë asnjë fitore.

Në pesë ndeshje ‘Tre Luanët’ kanë tri humbje dhe dy barazim, teksa së fundmi kanë rënë në Ligën B.

E, forma jo e mirë e tyre nuk ndikon që trajneri Gareth Southgate të mendojë se është i duhuri për kombëtaren në Kupën e Botës.

“Mendoj se jam personi i duhur për të marrë skuadrën në turne. Mendoj se në këtë mënyrë është më e qëndrueshme, pa dyshim”, u shpreh ai.

Anglia në Kupën e Botës e cila fillon më 20 nëntor gjenden në grupin B, së bashku me Iranin, Amerikën dhe Uellsin.