Southgate, jo shumë i kënaqur me ecurinë e ndeshjes ndaj Iranit

Gareth Southgate nuk është shumë i kënaqur me ecurinë e ndeshjes së Anglisë ndaj Iranit.
Ndonëse “Tre Luanët” fituan me rezultat tenistik, 6-2, selektori i ka vërejtjet e veta në lidhje me performancën e skuadrës, transmeton lajmi.net.

“Jam pak i lumtur me ecurinë e ndeshjes. Për të fituar me atë diferencë, për të luajtur siç bëmë në pjesën më të madhe të lojës, duhet të jemi vërtet të lumtur – kjo është mënyra se si lojtarët janë përgatitur, ata dukeshin gati dhe e trajtuan lojën shumë mirë.”, tha fillimisht Southgate.

“Ishte një pjesë e parë e vështirë, shumë ndërprerje, por ne e kaluam mirë situatën, presioni ynë ishte vërtet i mirë dhe lëvizja jonë ishte shumë e mirë, kështu që unë duhet të jem i lumtur, por nuk duhet të pranojmë dy gola në atë fazë të lojës. Ne do të duhet të bëjmë më mirë në lojën tonë kundër SHBA-së.. Është një fillim i mrekullueshëm, por ne do të duhet të jemi më të mirë.”, tha në fund trajneri i Anglisë.

Deri më tani, fitorja e djeshme e Anglisë ndaj Iranit mbetet më e thella në këtë Kampionat Botëror.