Southagate tregon pse nuk e aktivizoi asnjë minutë Fodenin ndaj SHBA-ve

Anglia barazoi pa gola në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa shumë folën për faktin që Phil Foden nuk luajti asnjë minutë.

Ky barazim ishte i 12-ti pa gola në historikun e Botërorëve për Anglinë, diçka që askush nuk e ka arritur.

Përzgjedhësi Gareth Southgate i veçoi dy qendërmbrojtësit që sipas tij ishin absolutisht të shkëlqyer.

Ai u ndal edhe tek kritikat e shumta për Phil Foden që nuk u aktivizua në këtë përballje.

“Strategjia jonë ishte që të kishim më shumë hapësira nga krahët dhe vendosa që të mos e aktivizoj Foden”.

“Strategjia e zgjedhur nga ne nuk i përshtatej stilit të tij, kjo për faktin sepse nuk e aplikon në klubin ku luan. Ai është i rëndësishëm për ne dhe ka shumë cilësi”, ka thënë Southgate.

Anglia aktualisht ndodhet në vendin e parë me 4 pikë dhe ndaj Uells, do i mjaftonte edhe vetëm një barazim apo dhe një humbje me deri 2 gola diferencë për të kaluar në raundin tjetër.