Sot varroset gruaja që u vra dje në Pejë

Sot varroset Gjyljeta Ukella, gruaja që u vra dje nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Sipas njoftimit nga familjarët, varrimi i saj do të bëhet në orën 16:00 në varrezat e qytetit të Pejës, përcjell Klankosova.tv.

E ndjera u vra mëngjesin e së martës brenda banesës nga burri i saj, Edmond Lajqi me të cilin kishte tre fëmijë.

I dyshuari është vetëdorëzuar. Atij aktualisht i është caktuar një muaj paraburgim, ndërkohë gjatë procesit gjyqësor, Lajqi mund të dënohet 10 vjet minimalisht dhe maksimalisht me burgim të përjetshëm.