Sot pritet kthimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Londra

Me çarter fluturim Londër-Shkup të organizuar nga Qeveria sot pasdite në vend duhet të kthehet grupi i ri i shtetasve tanë të cilët gjenden në Britani të Madhe.

Ata para nisjes nga Londra duhet të nënshkruajnë marrëveshjes mes tyre dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilin garantojnë se do ta paguajnë shumën e përcaktuar për biletën e aeroplanit në llogari të Qeverisë dhe do të plotësojnë Deklaratë se pajtohen pas arritjes në territorin e vendit tonë të vendosen në objektet për karantinë shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditëve.