Sot pa ujë banorët e Vizbegut

Pa ujë sot prej orës 11 janë një pjesë e konsumatorëve të lagjes Vizbeg.

Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza-Shkup, ndërprerja bëhet për shkak të kryerjes së kyçjes në ujësjellës prej f 150mm në f80mm në rr. “Kaçaniku” pn (afër servisit Daim).

Shfrytëzuesit do të jenë pa ujë deri në përfundimin e punëve.