Sot organizohet ceremoni komemorative për Ismet Bogujevcin

Për të nderuar figurën dhe punën e të ndjerit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin i Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, do të organizojë një ceremoni komemorative sot më datë 14 maj 2021.

Itinerari për ditën e sotme (14 maj 2021) është si në vijim: 11:00 – 11:15.Parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit Zahir Pajaziti deri në Teatrin Kombëtar; 11:30 – 14:00, ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti.

Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Arbëri teksa ministria bën lutje të respektohen masat kundër pandemisë COVID-19.