Sot nga ora 12.00 është lejuar hyrja e automjeteve transportuese në Greqi

Sipas informacioneve të marra nga shërbimet kufitare greke, sot nga ora 12:00, ndalesa për hyrjen e të gjitha automjeteve transportuese në Republikën e Greqisë është tërhequr në të gjitha vendkalimet kufitare dhe komunikacioni zhvillohet pa pengesa.

MPB-ja kumtoi se sipas njoftimeve nga shërbimet greke, ndalesa është vendosur më 05.01.2020 për shkak të paralajmërimit për kushte të këqija të motit.