Sot, në sheshin “Skënderbej” n Prishtinë, mbahet “Marshi për Liri”, ne mbështetje të ish-krerëve t UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët më 16 shtator pritet të mësojnë vendimin e Gjykates Speciale në Hagë. Aktiviteti organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, e cila
ka paralajmëruar se aktivitetet mbështetëse do të vijojnë edhe në komunat e Kosoves dhe në diasporé.
Në shesh janë vendosur posterë me fotografitë e katër ish-krereve të UÇK-së, të shogëruar me mesazhin “Kosova po pret” dhe sloganin “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm”.
Në marshim pritet të marrë pjesë edhe Taulant Balla, i cili ka bere thirrje per pjesemarrje ne mbështetie të ish-komandanteve të UÇK-sé.
Ndërkohë, më 15 dhe 16 shtator pritet të zhvillohet edhe “Nata e Pritjes” n Hagë, ku rreth 50 veteranë kanë paralajmëruar udhetimin për t qenë pranë ish-krerëve të UÇK-së. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa procesi gjyqësor, ku përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka nisur në prill të vitit 2023. Mbrojtja ka kërkuar pafajësinë e tyre dhe ka mohuar akuzat e ngritura nga Prokuroria.
Kosovë-Shqipëri Sot në Prishtinë, marshi “Për Liri” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së



