Sot mbahen zgjedhje në BFI, Shaqir Fetahu dhe Qani Nesimi në garë për reis

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, sot në ora 10:30 duhet që të votojë për kryetar të BFI-së. Në garë janë myftiu i Gostivarit dhe u.d. kryetari, Shaqir Fetahu dhe myftiu i Tetovës, Qani Nesimi, Portalb.mk.

Dje nga BFI na njoftuan se Komisioni Zgjedhor i tyre nuk ia ka verifiluar kandidaturën ish imamit nga Straçinca, Muharrem Eminit, për shkak se nuk i ka plotësuar kushtet, gjegjësisht nuk ka pasur përvojë pune 10 vjet në BFI.