Gold AG: I tërë fokusi sot duhet të jetë në Serbi, ku janë gjetur eshtrat e shqiptarëve

Reagim të madh në publik së fundi ka shkaktuar çështja e hartës me varreza masive të shqiptarëve në Serbi, shkruan lajmi.net.

Në atë hartë tregohen vendndodhjet e varrezave masive të identifikuara në Serbi si dhe numri i trupave shqiptare që gjendeshin në secilën varrezë.

Pas reagimeve nga ana e krerëve të shtetit, edhe reperi Gold AG thotë se e gjithë vëmendja duhet të jetë tek kjo hartë.

“I tere fokusi sot duhet te jete ne Serbi, ku jane gjetur eshtrat e shqiptareve!”, shkruan reperi.

Ndryshe, Goldi ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji do t’i publikojë edhe tri këngë të reja, me motive patriotike.