Leonora Jakupi i reagon Eliza Hoxhës: Tash e dy dekada mbroj vlerën më sublime të popullit, UÇK-në

Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, së fundi gjatë një interviste të dhënë se fundi i bëri festë këngëtares Leonora Jakupi, që t’i bashkohet kampanjës “Liria ka emër”.

Por, këngëtarja iu përgjigj deputetes me anë të një postimi në Facebook, të shoqëruar me këngën e saj “A vritet pafajësia”.

Leonora thotë se kjo ishte e pamenduar nga Eliza, ngase vlerën e UÇK-së e mbron tash e 22 vite.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LEONORËS, PA NDËRHYRJE:

“Sot deputetja e PDK-se, Eliza Hoxha, permes emisionit Frontal me ftoi t’i bashkohem kampanjes “Liria ka emer”nismë kjo qe ka per qellim ngritjen e imazhit dhe ruajtjen e vlerave te UÇK-s.

Sado e sinqerte qe mund te kete qene kjo ftese mu duk e pa-menduar nga ana e Elizes.

Elizë atë qe ju po beni sot, une e bej tash e dy dekada , por jo nen petkun e një partie politike e as per perfitime. Tash e dy dekada une mbroje vleren me sublime te popullit tone e ajo eshte UÇK-ja

Me kete embleme u betua babi im me kete embleme ka rene per liri babai im dhe shume deshmore te kombit! Pra une jam pjese e pandashme e ketyre TRI shkronjave.

Nuk pres ftese per ta mbrojtur UÇK-ne sepse kete e beje tash e 22 vjet .

Madje e kam mbrojtur dhe jam perpjekur per te edhe atehere kur te tjeret e cilesonin fyerje identifikimin me UÇK-në.
Si pergjigjje per ftesen tende , une po te them Welcome!”.