Sot jepen fjalët përfundimtare në rastin “Naser Eshtrefi”

Në Gjykatën Penale të Shkupit do të mbahet seancë për rastin e therjes me thikë të Angel Petkovskit në lagjen Gjorçe Petrov më 19 maj të vitit 2014-të, në të cilin është i akuzuar Naser Eshtrefi. Gjykatësi për sot ka caktuar që palët t’i japin fjalët përfundimtare, pasi që në seancën e kaluar mbari procedura e provave, raporton Portalb.mk.

Prokuroria vazhdon ta akuzojë Naserin sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshme. Naseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë. Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.