Franca regjistron mbi 30 mijë raste të reja me virus

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 30 mijë raste të reja me COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se me 30.581 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4.282.603 ndërkohë me 138 vdekje numri i viktimave ka arritur në 92.305. Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.926 persona, prej të cilëve 4.406 në kujdes intensiv.

Sipas autoriteteve shëndetësore, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 6.191.666 ndërsa 2.446.599 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.